Ne futbollin grek te moshave numri i futbollisteve shqiptare qe po spikasin eshte çdo vit e me i madh. Ato po perfaqesohen denjesisht dhe jo me kot jane edhe pjese e rendesishme e ekipeve te njohura te ketij vendi.

Sot do te ndalemi tek nje futbollist me origjine nga Puka i cili prej 9 vitesh eshte pjese e Akademise se klubit te mirenjohur grek, atij te Panathinaikos.

E kemi fjalen per futbollistin Leandro Frrokaj. Ai eshte i datelindjes 03.09.2003 dhe luan aktualisht me ekipin U19 te Panathinaikosit ne rolin e qendermbrojtesit.

Ai dallohet jo vetem per lojen e tij ne kete repart te prapavijes, por herepashere shfaqet edhe si golashenues dhe madje ne dy ndeshjet e fundit ka shenuar edhe gola duke kontribuar ne fitoren e ekipit Panathinaikos U19.

Ne ndeshjen ndaj Volos te fituar 4-0, ndersa ne ndeshjen e djeshme ne transferte ndaj Olimpiakos, ai ka shenuar golin e pare qe i hapi rruge fitores 3-2 te Panathinaikos.

Frroku deri para disa kohesh ka qene pjese e ekipeve tona kombetare te moshave, por me situaten e krijuar nga pandemia, duket se gjerat nuk kane folur ashtu si duhet per te dhe emri i tij eshte “harruar” nga stafi i kombetares.

Megjithate paraqitjet e tij te mire me Panathinaikosin dhe fakti qe luan gjithnje titullar me ekipin U19 te tij duhet te jene nje sinjal per Armando Cungun per ta grumbulluar ne kombetaren e tij.
Gjergj KOLA