VAR-i ne Shqiperi ne keto kater jave kampionat eshte bere jo pak protagonist. Gola te mohuar, 11-metersha te akorduar dhe shume kartona te kuq te dhene pas sinjalizimeve te ardhura prej tij.

Por sot do te ndalemi tek nje ngjarje qe ne fakt ka kaluar pa marre vemendjen e duhur dhe per koinçidence, askush nuk e ka te qarte se si funksion.

Na e ka kujtuar kete gje ish- futbollisti i Vllaznise Amarildo Belisha dhe “Shkodra Sport” duke hulumtuar me tej ne pretendimet e tij, ka dale ne perfundimin se eshte nje rast qe duhet analizuar me kujdes per te marre pergjigjen e duhur.

Ai i referohet golit te shenuar nga sulmuesi Çoba ne minuten e 97-te te ndeshjes Vllaznia- Teuta, gol qe u anullua nga sistemi VAR per pozicion jashte- loje. Por lojtari shkodran ne momentin e festimit te golit, siç shikohet edhe nga fotoja e ketij shkrimi, ka hequr edhe fanellen dhe per rrjedhoje eshte ndeshkuar me karton te verdhe nga arbitri i takimit.

Pyetja qe lind eshte nese duhet t’i hiqet kartoni i verdhe apo jo ketij lojtari, ngaqe edhe goli u anullua, sepse goli dhe festimi jane shkak- pasoje dhe si rrjedhoje, nese njeri anullohet, duhet anulluar edhe tjetri.

Por duke pare ne sistemin e FSHF-se rezulton se kartoni i verdhe i Çobes eshte rregjistruar dhe ka mbetur ne fuqi. Qe do te thote se arbitri nuk e ka anulluar ate. Çfare thote rregullorja ne kete pike? Per momentin, askush nuk eshte kujtuar per kete gje dhe si rrjedhoje ky karton eshte ne fuqi./SHKODRA-SPORT.COM/