Legjenda angleze, Geri Lineker, shquhet për postimet e tij pikante në rrjetet sociale dhe herepashere ai “thumbon” shumekend, duke e bere ate shume te ndjekur nga tifozet
Gjatë zhvillimit të sfidës Shqipëri-Angli në “Air Albania”, Lineker bëri një status në faqen e tij në “Twitter”, ku “thumboi”, yllin e Mançester Sitit”, Rahem Stërling, i cili bie në sy për shtatin e tij të shkurtër.
“Nëse bari do të ishte më i gjatë në Shqipëri, ndoshta nuk do të ishim në gjendje të shihnim Stërling”, shkroi Lineker. Ky postim i anglezit mori shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit e tij.
Sterling ne fakt ishte protagonist ne kete ndeshje, por jo ne ate nivel qe pritej dhe mbase ketu ka dashur te dale dhe Lineker, si per te thene se ai nuk ra shume ne sy.