Pak javë më parë, ndeshja mes Bullgarisë dhe Anglisë degradoi janë kore të mëdha raciste dhe probleme të shumta. Tifozeria bullgare nuk e tregoi siç duhet veten, duke shkaktuar shumë probleme në ndeshjen kundër “tre luanëve”, aty ku të besuarit e Southgeit arritën të fitonin me goleadë.

Pas ndeshjes, legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoikov shpërtheu në lot duke kërkuar që UEFA ta përjashtonte Bullgarinë në mënyrë që tifozeria të zinte mend megjithatë një vendim i tillë nuk u mor.

Disa javë më vonë, Stoikov i është rikthyer edhe një herë asaj ndeshjeje duke u shprehur se për 20 budallenj në stadium, ndryshoi gjithçka.

“Ka shumë emigrantë të ardhur në Bullgari dhe vendi ynë i hapi dyert për të gjithë. kurrë nuk ka pasur probleme apo incidente lidhur me racizmin, ku ngjyra e lëkurës apo kombësia nuk kanë pasur asnjë problem deri më tani.

Në ndeshjen me Anglinë, 15-20 budallenj bënë që me sjelljen e tyre, bota të mendojë se ne jemi racistët më të mëdhenj”, u shpreh Stoikov. /VipSport/