Nikolo Barela është një nga elementët kryesorë të mesfushës së trajnerit Antonio Konte. Futbollisti i Interit ka pësuar një rritje të madhe prej kohës kur ishte pjesë e Kaljarit, teksa për të vijnë elozhe të mëdha edhe nga legjenda gjermane, Lotar Mateus. Ish-futbollisti i Interit, thekson se Barela i ngjason atij.
“Është e vërtetë që kemi ngjashmëri. Ai është ende i ri, është vetëm 23-vjeç. Luan me Interin dhe krah tij janë Vidal e Brozoviç me Galjardini. Ka shumë rrugë përpara, po me siguri është në rrugën e duhur. Wshtë një futbollist jo vetëm i fortë, por edhe që punoj shumë.
Ka në dispozicion një potencial të madh dhe përgjegjësitë që ka një mesfushor qëndre modern, i ka kuptuar shumë mirë”, u shpreh Mateus. /VipSport/