Vllaznia do te luaje te dielen ndeshjen e rradhes ne Shijak ndaj Erzenit dhe ne formacionin e saj pritet te kete disa ndryshime, ku kryesori eshte aktivizimi i 18 vjeçarit Kristi Qarri ne porte ngaqe dy portieret e tjerw, Sherri e Selimaj jane te demtuar.

Ka pak dilema nese do ta perballoje me sukses kete debutim me ekipin e te rriturve ky 18 vjeçar dhe te gjithe ata qe e njohin, japin garancin e duhur per kete gje. E ka dhene edhe trajneri i portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi i cili ne nje prononcim per “Panorama Sport” shprehet:

“Është një portier me të ardhme. Prej dy sezonesh, Qarri është shpallur kampion me U-19. Në ndeshjen me Erzenin kam shumë besim se do të tregojë vlerat e tij më të mira. Është formuar në akademinë Vllaznia dhe tashmë i erdhi momenti që të veshë edhe fanellën e ekipit të parë.

Kristi Qarri është një portier me të ardhme dhe unë kam shumë besim se do arrijë të bëjë një paraqitje të mirë”, deklaroi fillimisht Lekiqi. Ndërsa, në lidhje me sfidën ndaj shijakasve, tekniku i portierëve thotë: “Do të jetë një ndeshje e fortë.

Megjithatë, unë jam i bindur se do të marrim një rezultat pozitiv dhe do të sigurojmë biletën e kthimit në Superiore. Lojtarët janë në formën e tyre më të mirë dhe kam shumë besim se do të marrim më të mirën nga kjo ndeshje”, përfundoi prononcimin e tij, trajneri i portierëve të Vllaznisë, Ideal Lekiqi.