Ermir Lenjani dhe Mërgim Mavraj mund të konsiderohen si trajnerët e së ardhmes. Kështu, dy ish-futbollistët e Kombëtares janë pajisur nga FSHF me liçensën e trajnerit.
Ky kurs për trajner nisi para disa muajsh në Shkodër, teksa i dha mundësinë të gjithë trajnerëve të rregjistruar të ndjekin dhe të mësojnë nga një kurrikul e mirëpunuar nga FSHF dhe UEFA.
Në këtë edicion, trajnerët ndoqën leksionet e kursit në harkun kohor të disa muajve në periudha të ndryshme, për të implementuar njohuritë e marra në skuadrat e ndryshme.
Ditën e djeshme, u zhvillua edhe ceremonia e shpërndarjes së diplomave për pjesëmarrësit në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, teksa të pranishëm ishin dy drejtuesit e Sektorit të Edukimit në FSHF, Astrit Maçi dhe Alban Tafaj. Me këto diploma, përveç Lenjanit dhe Mavrajt, u pajisën edhe emra të njohur si Gentian Muça etj.
Maringlen ZHIVANI