Vendimi per t’i dhene fund futbollit te luajtur, ka qene shume i veshtire per t’u marre por edhe i dhimbshem per futbollisten e njohur Sara Maliqi. Vetem 28 vjeçe, por per arsye personale dhe familjare ka vendosur te mos luaje me futboll duke i dhene lamtumiren si ekipit te saj te dashur- Vllaznise, por edhe kombetares shqiptare.
Sara nderkohe permes nje letre te gjate nderkohe ka falenderuar te gjithe pjestaret e ekipit te Vllaznise per emocionet e shumta qe kane perjetuar sebashku gjate ketyre viteve. Mbrojtesja e talentuar ka zgjedhur fjale vertete me peshe ne kete leter- ndarje teksa shkruan:
SHKODER, VLLAZNI, FAMILJE, KUJTIME, EMOCIONE!
Me keto fjale me pesh do doja te nisja nje shkrim qe nuk esht aspak i lehte per mua! Dua te flas per nje ekip, nje qytet, nje krenari e miliona kujtime te miat qe kane ardhur drejt nje fundi, por jo nje lamtumire! Te nje qyteti e nje ekipi qe me ka falur emocione e mbi te gjitha me ka dhuruar nje familje te dyte qe ka qene dhe do jete me mua ne çdo hap te jetes time!
Per secilin sezon qe te flas per mua emocionet dhe ndjenjat jane aq te shumta sa nje liber nuk do te mjaftonte. Nisi ne vitin 2016 me titullin e pare kampion ne Shqiperi, nje enderr e realizuar e nje frymezim per te vazhduar, nje uri per t’i shtuar trofete edhe per te bere krenar kedo qe kisha perreth e per me teper per t’ia shperblyer stafit qe ka besuar tek une prej fillimit.
Pas punes se palodhshme erdhi dhe kualifikimi i pare ne 32 ekipet me te mira te Europes, ka qene nje nder ndeshjet qe s’do ta harroj kurre sakrificen edhe mundin e shoqeve te ekipit dhe stafit teknik, presidences dhe familjes se tij. Lotet nuk dinin as te ndalonin e zemren nuk e kam ndjere kurre te me rrahe aq fort sa atehere.
Por nese mendoni qe u ndalem e keni gabim. Juventusin e peshkuam ne short, por nuk na stepen. Jo Juventusi po as Covidi qe ne ate kohe ishte trend qe te gjithe duhet ta kalonim. Besuam aq fort sa qe me rezultatet e marra beme krenar nje qytet te tere qe na mbeshteten ne stadiume per te thyer edhe rekorde.
Eh ju thashe qe nje liber nuk do te mjaftonte. Teksa trofete vinin çdo vit, vitin e kaluar ishte ai trofeu i endrrave trofeu i kualifikimeve historike e ai qe çdokush do ta donte. Teksa prisnim shortet e Champions League kisha disa ndjesi te mira brenda vetes shorti na perballi me nje ekip ukrainas, siç tha dhe presidenti do t’i mbeshtesim per luften ne vendin e vet por do t’ua bejme lufte ne fushen e blert.
E kjo fraze na shoqeroi pergjate lojeve qe cilat i kurorezuam me kualifikimin historik ne 16 ekipet me te mira e Europes! Ne ja dolem, ja dolem te gjitha bashke te bejm realitet ate qe as djemte nuk e kan arritur ne vendin tone e ne shum vende perreth. Ishte diçka e paimagjinueshme te luash me ato ekipe si Chelsea, Real Madrid dhe PSG.
Disa foto e mijera kujtime qe do mbesin pergjithmone ne zemren e mendjen time. Çfare mund te them tjeter per keto arritje e per qytetin historik te Shkodres qe per mua eshte nje shtepi tashme, shtepi prej te ciles zemra nuk do me ndahet kurre. Tashme kam mesuar çdo vend te qytetit, i di sikur te jetoja aty prej femijerise. Shkodra eshte vendi i kultures ate qe mua me karakterizonn sot e kesaj dite, eshte vendi i talenteve te medha qe nuk reshtin kurre se dali nga akademite e ndryshme sportive por dhe jashte saj. Eshte vendi i teatrit e vendi humorit qe nuk ka moment e ore qe nuk degjohen te qeshura.
Eh “me ken shkodran, tana i ban” thone, e normal qe me qene pjese e Shkodres eshte krenari e veçantw qe unw kam pas nderin ta perjetoj e do e riperjetoja çdo here. FALEMINDERIT SHKODER!
Po per tifozet çfare mund te them per ata qe jane aq te pabesueshem, aq te sjellshem dhe aq pasionant per ne sa qe na kane mbeshtetur edhe ane qene lojtari jone i 12-te ne çdo ndeshje vendimtare e ne çdo kupe qe kemi ngritur. Faleminderit thelle nga zemra, do te me mungoni shume edhe nuk do t’iu harroj kurre!
Mediat nje tjeter shtyse e madhe qe na kane bere trampoline s’di sa here, me intervista, filmime, na kane reklamuar kudo e pra mediat e Shkodres jane keto te pazevendesueshmet edhe pse une nuk jam tipi i intervistave siç e dinin te gjithe, per gazetat shkodrane kam qene gjithmone e gatshme sepse me kane bere te ndjehem si ne shtepi. Ata kan udhetuar me ne neper te gjithe Europen duke bere lajmet pikante dhe triumfuese tonat. Andaj Faleminderit edhe ju qe keni qene pjese e rrugetimit tim!
Karrieren time dhe 9 trofete e fituara e 8 kupat e fituara me VLLAZNINE u mundova qe t’i permblidhja me pak fjale por per shoqet e mia te ekipit nder vite dua t’iu falenderoj qe me keni qendruar afer çdo moment e me keni dhuruar emocione te pafundme. Do me mungoni shume! Kam luajtur me juve prej femije e tani po largohem si nje vjaze e rritur mese e kompletuar dhe kjo fale jush. Fale perkushtimit tuaj, perkrahjes kemi arritur se bashku gjithçka e normal kur te krijoj familjen time ju do te jeni pjese e pandashme e historive qe do t’iu tregoj.
Ju dua pafund dhe do te jem tifozja juaj me e madhe gjithe jeten! Gjithashtu falenderimet per presidentin Lazer Matija dhe stafin teknik do te jene te panumerta. Kam qene, jam dhe do te jem mirenjohese gjithe jeten per çdo here qe me keni mbeshtetur, sa here me keni kritikuar per t’u permiresuar, per te gjitha arritjet qe kane ardhur edhe fale jush! Faleminderit edhe njehere nga zemra! Kjo nuk eshte nje lamtumire, por nje mirupafshim! Do te mbeteni ne zemren time pergjithmone!”