Skuadra e Manchester City synon të bëjë një merkato të fortë në janar dhe ka vënë në shënjestër disa lojtarë si përforcime.

Më i fundit është ai i sulmuesit 19-vjeçarilian Savinho. Lojtari është në pronësi të francezëve të Troyes, por që është lënë në formë huazimi te Girona, skuadra surprizë në Spanjë këtë vit.

Në 19 ndeshje me Girona, Savinho ka realizuar në total 5 gola, duke befasuar me formën e tij në La Liga. Ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por “citizens” janë favoritë për ta marrë.

Për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola s’ka për të qenë e vështirë. Si kampionët e Anglisë ashtu dhe Troyes janë pjesë e së njëjtës kompani: City Football Group.

Problem është se lojtari dëshiron të vazhdojë të luajë me Girona deri në fund të sezonit, ndaj pritet të gjendet një marrëveshje./telesport/