Pas ndeshjes Poloni-Shqipëri e mbyllur 1-0 për polakët foli për “Supersport” Robert Lewandowski. Kapiteni i shqiponjave polake e pranoi vështirësinë e ndeshjes që sapo luajti dhe vlerësoi kombëtaren tonë për lojën e zhvilluar.

Kjo është fitorja e parë e Polonisë në eleminatore pasi sfidën e parë e kishin humbur 3-1 përballë Republikës Çeke. Lewandowski nuk shënoi sot kjo për shkak se mbrojtësit tani e mbuluan mjaft mirë.

“Ishte shumë e vështirë të luanim ndaj mbrojtjes shqiptare sot. Gjithsesi e kishim ndeshjen në kontroll dhe ne fituam 3 pikë e duhet të jemi të kënaqur për këtë sukses.

Kjo ndeshje na tregoi se sa e vështirë është faza eleminatore në këtë grup”- eshte shprehur sulmuesi i njohur pas ndeshjes se sotme ndaj Shqiperise.