Projekti i nisur prej tij vazhdon. Rritja e te ardhurave nga vete klubi do te ndihmoje padyshim ne ndertimin e nje Vllaznie tjeter sezonin e ardhshem ne Superlige dhe per me teper, gradualisht do te behet edhe likujdimi i borxheve.

Administratori i Vllaznise Suad Lici e ka te qarte menyren si duhet punuar dhe per kete arsye, bashke me drejtuesit e tjere te klubit kane deshire ta çojne perpara kete ekip.

Duke folur per emisionin “Zona Gol” ne Supersport, numri 1 i klubit shkodran ka permendur edhe çeshtjen e privatizimit por edhe te tjera qe kane te bejne me te ardhmen e Vllaznise. “Para pak ditësh u miratua dhe buxheti nga këshilli bashkiak. Gjysmën e lekëve do e financojë bashkia, ndërsa gjysmën tjetër do arkëtojë vetë klubi, pra ne si drejtues kemi detyrë t’i gjejmë.

Synimi im është që vitin tjetër të ndërtojmë një Vllazni cilësore. Buxheti në total për të gjithë strukturat e klubit është diku te 570 milionë lekë. Këtu përfshihen punonjësit bashkiakë, klubi dhe të gjithë punonjësit e akademisë”.

Nëse ne do të jemi të suksesshëm që të ndërtojmë një Vllazni cilësore, mendoj se borxhet do t’i shlyejmë brenda dy ose tri viteve. Në asamble u përmend nga kryetarja e bashkisë që aksionet do të kalojnë në asamblenë e këshillit e më pas do të vendoset nëse një pjesë e aksioneve do t’i kalojnë privatit.

Unë kam hyrë me dëshirën e mirë për të bërë diçka ndryshe. Nëse nuk do kem rezultat e duhura, do të jem vetë i pari që do largohem. E kam marrë me shumë dëshirë fillimisht. Kemi hasur shumë pengesa. Drejtori teknik po merret me planet e së ardhmes. Në maj do të bëjmë një vizitë në Katar, ku shpresojmë të gjejmë disa sponsorë. Kjo është lëvizje që po bëjmë për t’i lehtësuar ‘dhimbjet’ Bashkisë e taksapaguesve shkodranë”.

Deri në këto momente që flasim, Suad Lici ka marrë 0 lekë nga biznesmenët shkodranë. Ka vetëm fjalë. Çdo gjë e ka përballuar Bashkia, ndoshta dhe vetë privatisht me diçka nga familja ime dhe biznesi im”.

Unë nuk dua të jem euforik, por besoj se Vllaznia vitin tjetër do të jetë krejt ndryshe. Të them të drejtën e kam përjetuar mjaft këtë. Kam pasur shumë vuajtje, aq më tepër tani që jam në rolin drejtues. Jam shumë i vetëdijshëm për çfarë kërkon Shkodra dhe futbolli shkodran. Po punojmë dhe do vazhdojmë të punojmë”.

Trajneri Lika na ka lënë një raport, një të tillë do e përgatisë tekniku Canaj më vonë dhe drejtori teknik. Më pas do të vendosim për merkaton. Pak a shumë i kemi të qarta idetë. Në përfundim të sezonit do merren hapa konkretë”.

Kjo eshte deklarata e mbremshme e Suad Licit qe deshiron te ndertoje nje Vllazni ndryshe per sezonin e ardhshem. Nje Vllazni qe te mos vihet menjere ne diskutim nese do te qendroje apo jo ne Superlige, perkundrazi te filloje gradualisht te ngjitet ne vendin qe i takon te jete ne futbollin shqiptar.