Gjatë ditës së sotme është hedhur shorti në Lozanë për risinë e re të sjellë nga UEFA, Ligën e Kombeve. Shqipëria e cila ndodhet në grupin e parë të Ligës C, do të përballet me Skocinë dhe Izraelin. Tashmë janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve, teksa këtë grup do ta paraprijë ndeshja midis Shqipërisë dhe Izraelit në datën 7 shtator.
Më pas skuadra e Panuçit do të përballet me Skocinë në 10 shtator në transfertë, përpara ndeshjeve të kthimit që do të luhen përkatësisht ndaj Izraelit në 14 tetor dhe Skocisë në 17 nëntor./vipsport/