Haris Lika i ftuar në Star Sport foli për futbollin shqiptar dhe për Vllazninë në veçanti. Trajneri i Veleçikut theksoi faktin se tashmë Vllaznia është shumë larg vendit të parë dhe se skuadra po bën hapa falsë. Gjithashtu ai u ndal edhe tek skuadra e tij dhe rikthimi i Kategorisë së Dytë në fillim të muajit shkurt.

Lika u shpreh duke thënë: “Më bën habi fakti se Vllaznia pas një ndeshjeje të mirë kundër Tiranës, ku realisht meritonte fitoren, nuk e mban ritmin kundër Egnatias.

Ndoshta kishte edhe pak mendjemadhësi kundër rrogozhinasve dhe lojtarët mund ta kenë nënvlerësuar disi. Por edhe mungesa e një lojtari si Latiti patjetër që ndikon tek performanca e skuadrës. Ndeshjen e rradhës kundër Kastriotit lind detyra vetëm për fitore, Vllaznisë nuk i vlen gjë tjetër në këtë moment.

Veleçiku ? Kampionati do rikthehet në datën 5 shkurt. Përballja jonë e parë do jetë kundër Klosit. Patjetër që ekipi vijon stërvitjen dhe përgatitjen sa më të mirë për vijimin e kampionatit. Kemi edhe ndonjë synim në merkato, ku si qëllim mbetet vetëm afrimi i futbollistëve cilësorë që mund të ndihmojnë skuadrën”.

Endri ÇINARI