Kampionati shqiptar do të mbyllet ditën e sotme me supersfidën Dinamo-Partizani. Derbi i kryeqytetit i gjen ekipet në diferencë prej 10 pikësh me njëra tjetrën, me të kuqtë që gjenden në vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa dinamovitët në të tetin me 19.

Dinamo është në krizë të thellë rezultatesh dhe nuk fiton që prej 7 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Derbi i kryeqytetit shihet si motivimi më i mirë për të besuarit e Bledar Devollit, aq më shumë që nuk kanë fituar kundër të kuqve asnjëherë këtë sezon.

Partizani nga ana tjetër është shkëputur ndjeshëm me skuadrat e kreut, por në ndeshjet e fundit ka marrë rezultate të mira dhe synon një fitore ndaj Dinamos që të shkëputet me ndjekësit.

Kjo ndeshje pritet të dhurojë emocione mes dy prej skuadrave më me prestigj në historinë e futbollit shqiptar.

LIVE DINAMO-PARTIZANI 0-0