Nelson Hysa ka nisur nje vit tjeter me shume ambicje. Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” ai eshte ndalur tek arritjet e tij te deritanishme ne boksin profesionist dhe padyshim qe ka premtuar edhe te tjera arritje gjate ketij viti.

Po ashtu, ne prononcimin e tij eshte ndalur tek nje person i cili ka patur nje rol shume te rendesishem ne karrieren e boksit profesionist, promotorin Briget Seitaj per te cilin eshte shprehur:

“Ne boksin profesionist promotori eshte shume i rendesishem. Une kam patur fatin te takohem me nje dashamire te sportit, i cili ka luajtur nje rol shume te madh ne karrieren time ne boksin profesionist. Ai me eshte pergjigjur çdo kerkese qe une kam patur apo dhe sportistet e tjere.

E kam fjalen per Briget Seitajn. Ai e ka kuptuar boksin dhe tashme po jeton me emocionet e ketij sporti. Ai ka qene njeriu qe ka bere endrrat tona realitet. Tashme po financon edhe stervitjet tona.

Neser udhetojne drejt Italise dy prej boksiereve me te mire te Shqiperise, Denis Nurja dhe Alban Bermeta te cilet do sterviten dy muaj atje dhe te gjitha shpenzimet do te mbulohen prej tij. E perseris, suksesin tim duhet me ia dediku Briget Seitajt, por jo vetem timin, por te çdo boksieri shqiptar”.