Pas nje pervoje ne Kosove ne pjesen e pare te sezonit, mesfushori shkodran Uheid Hoxha ditet e fundit ka nisur nje pervoje tjeter. Kete here ne futbollin shqiptar dhe pikerisht me skuadren e kategorise se pare- Burrelin.

23 vjeçari ne kete menyre behet futbollisti i trete shkodran qe bashkohet me matjanet gjate janarit sepse me pare kishin shkuar atje ne forme huazimi nga Vllaznia edhe mbrojtesi Xhuljan Kapllanaj dhe mesfushori Elidon Dulaj.

Sigurisht qe pritshmerite per Hoxhen jane te medha sepse kemi te bejme me nje futbollist cilesor i cili ndoshta edhe ka qene i pafat ne karrieren e tij te deritanishme pasi nuk i eshte besuar aq sa duhet.

Ndoshta pikerisht per kete arsye, ai kete here vendosi qe te shkoje te Burreli, ku do te kerkoje te tregoje sa vlen. Njekohesisht me lojen e tij te ndihmoje edhe kete skuader qe te arrije objektivin qe ajo ka./SHKODRA-SPORT.COM/