Erzeni deri më tani po zhvillon një kampionat shumë të mirë, duke u renditur në vendin e dytë në Kategorinë e Parë të Grupit A. Më mirë se ta këtë sezon ka bërë vetëm Vllaznia, që ka arritur të grumbullojë 28 pikë, kurse shijakasit 24.

Megjithatë në një postim në rrjetin sociale, skuadra bën me dije, edhe pse ende nuk është zyrtare, se klubi shumë shpejt do të ketë një president të ri, pra do të privatizohet.

Gurten Papuli do të marrë 70% të aksioneve, kurse 30% i përkasin Bashkisë. Padyshim qe forcimi i Erzenit do te thote se rivaliteti me Vllaznine pritet te jete i forte deri ne fund dhe shijakasit do te shpresojne tek ngjitja ne Superlige.

Nese behet realitet zgjedhja e Papulit ne postin e presidentit, kjo do te thote se shanset rriten. Siç dihet, ai eshte djali i Agron Papulit, biznesmenit shume te njohur qe vite me pare ka qene edhe donator i Tiranes. Po ashtu, Gurten Papuli eshte edhe dhendrri i ish-presidentit te Republikes Bamir Topi.