HomeKRYESORELiverpool rikthehet tek fitorja në Premier League, 'të kuqtë' triumfojnë me përmbysje...

Liverpool rikthehet tek fitorja në Premier League, ‘të kuqtë’ triumfojnë me përmbysje ndaj Sheffield

Premier League ofroi një duel midis Liverpoolit dhe Sheffield United. Ky takim i javës së gjashtë të kampionatit anglez ishte shumë intensiv që nga fillimi dhe “të Kuqtë” u përpoqën të gjenin golin e avantazhin shumë shpejt.

Mirëpo, ishte Sheffield United që kaloi i pari në avantazh pas një penallti të shkaktuar nga Fabinho. Norvegjezi Sander Berge mori përsipër goditjen e penalltisë, duke mposhtur portierin Alisson (1-0, 13).

“Blades” më pas u përpoqën të dyfishojnë rezultatin me ofensivat nga Oliver McBurnie dhe Ben Osborn , por në fund ishte Liverpool që të shënonte.

Kampionët në fuqi të Premier League vendosën baraspeshën me Firminhon në fundin e pjesës së parë, i cili e pati të thjeshtë të shtynte drejt rrjetës topin e kthyer nga portieri pas tentativës së Manesë me kokë.

Salah e kaloi topin pas shpinës së portierit sapo nisi minuta e 63-të, por pamjet e përsëritura treguan qartë se ishte në pozicion të parregullt. Gjithsesi, Liverpooli mori atë që kërkonte në këtë takim, pasi në minutën e 64-t Jota shfrytëzoi krosimin e Manesë për golin e fitores.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments