Gary Neville, ish-mbrojtësi anglez i Manchester United, nuk e kupton pse Fernando Santos, ish-trajner i Portugalisë ndryshoi strategjinë e skuadrës së tij në Kupën e Botës dhe nuk i përdori më mirë aftësitë e Cristiano Ronaldos.
Neville kujtoi se trajneri Lionel Scaloni bën që loja e Argjentinës të sillet rreth Lionel Messit dhe rezultatet janë në dukje.
“Gjithçka në lojën e Argjentinës rrotullohet rreth Lionel Messit dhe ata luajnë sa më shumë që të jetë e mundur për të përfituar nga aftësitë e tij. Mendova se Fernando Santos do të bënte të njëjtën gjë me Cristiano Ronaldon, i cili është dikush që e njeh prej kohësh. Më duket se diçka ndodhi gjatë garës që i ndryshoi planin dhe Fernando Santos mendoi:
“Duhet ta lë jashtë Ronaldon”. Kur la jashtë Cristianon, i cili nuk është çdo lojtar i zakonshëm, bëhesh lajm global. Në fund më erdhi keq për Ronaldon, duke parë dikë si ai duke qarë në tunel. Nuk është kurrë një foto e mirë. Ne e dimë se çfarë po mendonte. “Kaq, nuk do të luaj më kurrë në një Botëror”, ka komentuar ish-i i “Djajve të Kuq” për “Daily Mail”.