Erzeni është mundur minimalisht nga Laçi në sfidën e ditës së djeshme. Takimi i cili u mbyll me shifrat 1-0 në favor të kurbinasve nga ngushtuar diferencat në zonën europiane.

Ndërkohë që ditën e sotme janë zhvilluar dhe ndeshjet e fundit për javën e 14-të. Rezultatet e këtyre takimeve kanë nxitur një revoltim të tifozerisë shijakese, pasi sipas tyre: “ekipet po hapin portat për Teutën”.

Erzeni dhe pse ka treguar shumë potencial në këtë sezon, duket që tifozeria nuk është e kënaqur.

Postimi i Erzeni Fan Club:

“Ka nisur hapja e portes nga cdo ekip vetem per te mos rene nga kategoria ekipi i Teutes.

Gjithsesi ne jemi Erzeni dhe jemi ai ekip i cili na e ka frikën e gjithe Abissnet Superiore

Perflitet se drejtuesit e klubit do ta paguajne me gjobe dy ndeshjet e mbetura te denimit , dmth behuni gati per te merkuren .

FORCA ERZENI”