Pasditen e sotme te gjithe gazetaret sportive shqiptare kane marre nje lajm shume te hidhur. Kolegu dhe miku i mire i te gjitheve, Milaim Krasniqi eshte ndare nga jeta. Ai nuk ia ka dale te sfidoje semundjen e rende qe e kishte pushtuar muajt e fundit dhe si rrjedhoje soit na ka dhene lamtumiren ne nje moshe shume te re.
Njeriu qe bashkoi shume gazetaret sportive te Shqiperise dhe Kosoves, njeriu qe ishte i pranishem ne çdo aktivitet sporitv te organizuar kudo ne trojet shqiptare, sot na ka dhene lamtumiren duke lene nje brenge te madhe prapa jo vetem tek familja e tij, por edhe tek te gjithe ne.
Ja si e pershkruan nje nga njerezit e tij me te afert, gazetari Defrim Methasani kane lajm te hidhur per te gjithe ne:
“E pabesueshme, por e vërteta e hidhur që më pikëlloi keqas shpirtin. Humbëm sot një mik dhe koleg të çmuar të cilin e thërrisja shqipe e Kosovës. Nuk dua ta besoj se buzëqeshja e tij nuk rrezaton më, që zemra e tij nuk rreh si përherë, që zëri i tij kumbues nuk dëgjohet më.
Me lot mbi tastierë po shkruaj për ty vlla Milaim Krasniqi, ti që jetën e doje si askush tjetër, por po kaq familjen, radio Kosovën, komentin sportiv dhe futbollin. Sëmundja e rëndë të rrëzoi dhe ne e vuajmë tash mungesën tënde. Bilbili i Gollakut dhe mikrofonit e ndali këngën e tij…. Qofsh i xhenetit vlla.
Ike shpejt, pa e shijuar përvjetorin e 55-të. Jam pa fjalë dhe lotoj në një det lotësh. Fitorja, Anisa, Erjoni dhe Reini, sduan ta besojnë mungesën tënde. Zoti i forcoftë ata, familjen Krasniqi, kolegët e radios dhe të gjithë ne që të donim kaq shumë. Më dhemb shpirti për ty Mil!”