Dhuna në futbollin shqiptar duket se sikur nuk ka fund. Edhe pse FSHF-ja organizoi një takim me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me dhunën duket se asgjë nuk ka ndryshuar. Dhuna vazhdon ende të jetë prezente në stadiumet tona si në Kategorinë Superiore, por edhe në Kategoritë e tjera.

Ditën e djeshme kishte sërish tensione dhe dhunë. Ndeshja Besa-Bylis u ndërpre për shkak se u goditë gjyqtari anësor, ndërsa ky takim nuk ishte i vetmi që kishte dhunë pasi edhe në ndeshjen tjetër të Kategorisë së Parë në Grupin A ate ne mes Veleçikut dhe Shenkollit kishte dhunë dhe përplasje mes lojtarësh dhe drejtuesish.

“A2CNN” sjell disa pamje nga momentet e përplasjes mes lojtarëve si dhe në brendësi të dhomave të zhveshjes. Në fushë Veleçiku fitoi me rezultatin 3-1.