Ekipi shqiptar nga Mali i Zi ka njoftuar, arritjen e marrëveshjes për drejtorin e ri sportiv i cili do të jetë pjesë e ekipit të Deçiç. Ardian Gjokaj është emëruar në krye të postit të drejtorit sportiv. Klubi ka bërë zyrtare lajmin me anë të rrjeteve sociale.

Ardian Gjokaj eshte nje emer shume i njohur i futbollit malazez e me gjere, me nje karriere sportive shume te pasur. Ai e ka nisur tek Buduçnost, per te kaluar ne Spanje tek Mallorca, nderkohe qe ka luajtur edhe ne Serbi me Crvena Zvezden, apo dhe ne Turqi me Trabzonspor dhe Ankarasport.

Sulmuesi tuzian ka luajtur me pas edhe ne Bundeslige me Koblenz dhe 1860 Munich, nderkohe qe herepashere edhe drejtues te Vllaznise paten tentuar t’i bejne oferte, por kuptohet qe shkodranet nuk ishin zgjedhje e pare per te, para skuadrave te mesiperme.

Tashme rikthehet ne vendlindje ku do te beje rolin e drejtorit sportiv dhe padyshim qe do ta ndihmoje shume Deçiqin me eksperiencen e tij te madhe ne futboll, megjithate ne vijim do te shihet me shume per kete gje.

Ekipi i Deçiç aktualisht pozicionohet në vendin e parë pas 3 javësh kampionat duke arritur të grumbullojë pikë të plota. Sezonin që lamë pas ekipi arriti të pozicionohej në vendin e 3-te me 56 pikë të grumbulluara.