Lorenc Trashi, ish-kapiten i Partizanit, i transferuar në Kuvajt te ekipi Al Qadsia, ku luan prej dy sezonesh dhe ka kontratë deri në vitin 2025, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur për disa çështje.

29-vjeçari tregon për ambientimin në Kuvajt, teksa ankohet vetëm për arbitrimin. Trashi flet edhe për gabimet e Partizanit këtë sezon, si dhe për Kombëtaren dhe bisedat me trajnerin Reja.

Ne kete menyre, Trashi ka folur per shume gjera, si ne aspektin personal, ashtu edhe ate te zevendesimit te tij nga drejtuesit e Partizanit me lojtare te tjere.

Por nderkohe eshte pyetur edhe si e sheh përballjen me Vllazninë në Kupë e cila do te luhet te enjten dhe se cila ishte favorite sipas tij, Lorenc Trashi eshte pergjigjur:

“Me Vllazninë është një ndeshje shumë e fortë, por mendoj se Partizani është më i motivuar ta fitojë këtë përballje, sepse është i vetmi objektiv që ka mbetur në lojë”.