HomeKRYESORELuan Shpuza merr një post të rëndësishëm drejtues

Luan Shpuza merr një post të rëndësishëm drejtues

Që prej pasdites së sotme, për Luan Shpuzën, një emër të njohur të futbollit shkodran, ka një post të ri. Ai është emëruar drejtor teknik i KF Shkodra.

Ka qenë ky i fundit që përmes një njoftimi të shpërndarë përmes faqes së tij, e ka bërë të ditur një gjë të tillë. “Kryesia e K.F Shkodra vendosi t’i besojë Luan Shpuzës postin e drejtorit teknik.

Luan Shpuza si i-sh futbollist dhe trajner i KF.Shkodra por dhe me një eksperiencë të gjatë si ish- kordinator te KF Vllaznia, drejtor teknik te KF Ada, do të ndikojë në realizimin e objektivave që KF Shkodra ka.

Kalimin e ekipeve U-17, U-19 në superiore dhe ringritjen e ekipit të rritur për pjesmarrjen në sezonin futbollistik 2019 -2020 në kampionatin kombëtar të kategorisë së tretë”- thuhet në këtë njoftim.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments