Pergatitjet per ndeshjen e rradhes me Voren tek Vllaznia kane vijuar edhe sot, madje me dy seanca stervitore. Deri të shtunën mbetet për t’u parë edhe gjendja e Malotës nëse do të rikuperohet apo jo plotësisht megjithatë ky nuk përbën ndonjë shqetësim.

Stafi teknik më mirë mendon ta lërë pushim edhe këtë javë vetëm që ta ketë të gatshëm për sfidat e ardhshme që janë shumë të vështira sepse siç dihet, Vllaznia do të luajë dy javë rradhazi në transfertë.

Fillimisht në Fushë- Krujë me Ilirinë dhe më pas në Peshkopi me Korabin. Me këtë të fundit nis edhe faza e dytë e kampionatit dhe shkodranët do të tentojnë patjetër të rrisin diferencën e pikëve me ndjekësit sepse siç dihet, në fund të kësaj faze, pikët do të përgjysmohen.

Ndeshja e fundit në Shënkoll tregon më së miri se shkodranët nuk do ta kenë krejt “autostradë” rrugën drejt Superligës, prandaj dhe stafi teknik është duke punuar fort me skuadrën për t’ia bërë të qartë këtë gjë.