Që prej pasdites së sotme, për Luan Shpuzën, një emër të njohur të futbollit shkodran, ka një post të ri. Ai është emëruar drejtor teknik i KF Shkodra.

Ka qenë ky i fundit që përmes një njoftimi të shpërndarë përmes faqes së tij, e ka bërë të ditur një gjë të tillë. “Kryesia e K.F Shkodra vendosi t’i besojë Luan Shpuzës postin e drejtorit teknik.

Luan Shpuza si i-sh futbollist dhe trajner i KF.Shkodra por dhe me një eksperiencë të gjatë si ish- kordinator te KF Vllaznia, drejtor teknik te KF Ada, do të ndikojë në realizimin e objektivave që KF Shkodra ka.

Kalimin e ekipeve U-17, U-19 në superiore dhe ringritjen e ekipit të rritur për pjesmarrjen në sezonin futbollistik 2019 -2020 në kampionatin kombëtar të kategorisë së tretë”- thuhet në këtë njoftim.
© shkodrasport.com