E para nuk ishte asgje ndaj asaj qe arriti sot. KF Murlani ka mundur edhe rivalin e saj kryesor, ekipin e Luftetarit dhe hedh kandidaturen per t’u ngjitur ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar.

Ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne Kamez, ekipi i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka arritur te fitoje ndaj nje emri te madh ne futbollin shqiptar si Luftetari. Ne fund te 90 minutave, shkodranet kane rregjistruar rezultatin 2-1 ne favor te tyre.

Ndonese te gjithe kane menduar se gjirokastritet do te ishin favoritet kryesore per fitoren sot dhe po ashtu edhe per ngjitjen nje kategori me lart, ne fakt fusha e lojes ka treguar tjeter gje.

Goli i pare per Murlanin eshte shenuar nga Djepaxhia ne pjesen e pare me 11-metersh. Pjesa e dyte ka qene e dominuar totalisht nga ekipi shkodran qe ka humbur disa raste te pastra shenimi dhe kur u duk se ndeshja do te mbyllej ne barazim 1-1, do te vinte edhe goli i fitores per te, shenuar nga Kaçubela ne minuten e 91-te duke i dhene kesisoj fitoren 2-1 ekipit te tij.

Emri i madh i Luftetarit nuk ka qene asgje para vrullit, sakrifices dhe perpjekjeve te futbollisteve te KF Murlani te cilet marrin nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat pas te pares javen e kaluar ndaj Kinostudios ne shifrat 4-3.

Kujtojme qe ne kampionatin e sivjetem te kategorise se trete marrin pjese 6 skuadra, nder te cilat eshte edhe ajo e KF Murlanit qe debuton per here te pare ne nje kampionat te rriturish dhe duket se do te jete nje debutim plot ambicje. Ai kryeson me merite renditjen pas javes se dyte dhe sheh perpara per arritjen e te tjera fitoreve./SHKODRA-SPORT.COM/