Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELuftëtari mbyll me sukses miqësoret ne Slloveni, por “humbet” futbollistin shkodran

Luftëtari mbyll me sukses miqësoret ne Slloveni, por “humbet” futbollistin shkodran

Ekipi i Luftëtarit ka mbyllur sot serinë e ndeshjeve miqësore në Slloveni në kuadër të fazës përgatitore para ndeshjes në Europa League kundër Ventspils. Gjirokastritët kanë barazuar 1-1 me vendasit e NK Krsko, falë një goli Behar Ramadanit dhe Milosh Kostiç.

Por në sy ra mosaktivizimi i Erjon Vucaj për skuadrën e Luftëtarit, duke aluduar për një moskompletim të kalimit të tij në Gjirokastër.

Shkodrani nuk është prezantuar zyrtarisht me bluzinjtë, dhe mesa duket Vllaznia nuk e ka çuar deri në fund transferimin duke e mbajtur lojtarin ende në Shkodër.

Shkak për këtë duket se janë bërë problemet administrative dhe burokratike në qytetin verior, ku zgjedhja e asamblesë së re të klubit ka vonuar tërheqjen e dokumentacionit për Vucajn, duke e penguar atë të firmosë zyrtarisht një kontratë me Luftëtarin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments