Sistemi teknologjik i asistimit të gjykimit VAR në vitin e fundit po përdoret gjerësisht në shumë kampionate të huaja kryesore duke arritur të ketë hapësirë dhe në kampionatin botëror.
Duke parë efikasitetin në gjykimin e saktë të rasteve polemizuese, dhe në futbollin shqiptar po këmbëngulet që VAR të aplikohet. Klubi i Partizanit udhëheq këtë në këtë apel.
Nga organi i garave sportive pranë FSHF-së ka ardhur një përgjigje kundrejt këtij rasti. Lysien Nurishmi, kreu i sektorit të garave ka deklaruar se vënia në zbatim e sistemit të asistimit të arbitrit në Shqipëri është një procedurë që kërkon një kohë të gjatë për t’u vënë në punë, pavarësisht miratimit të tij personalisht nga Nurishmi.
Përgjegjësia sipas tij i mbetet klubeve shqiptare, të cilat duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët midis tyre. Buxheti i kampionatit tonë e vështirëson hyrjen e VAR dhe në futbollin shqiptar.