Në ndeshjen e rradhës ndaj Tomorit, formacioni me të cilin Vllaznia pretendon të dalë në fushën e lojës të krijon idenë e një skuadre U-21. Kjo nga mosha e re e shumë prej lojtarëve të saj. Lojtari më I vjetër në skuadër do jetë kapiteni Belisha që është 30 vjeç, e pas tij vjen portiere Vujadinoviç 28 vjeç. Gjithë të tjerët do jenë më I madhi 24 dhe më I vogli 18 vjeç. Një skuadër shumë rinore tek e cila e ardhmja duket shumë e sigurtë nëse vazhdon kjo përkujdesje për këtë grup lojtarësh. Trajneri Vata mendon të aktivizojë në këtë takim 18 vjeçarin Dema, 19 vjeçarin Karakaçi, 20 vjeçarin Vajushi, 21 vjeçarët Sykaj e Gjini, 22 vjeçarët Gocaj e Hajdari, 23 vjeçarin Danaj dhe 24 vjeçarin Muça. Kjo është një lloj sacrifice për këtë skuadër por mjafton që ky grup lojtarësh të ruhet për të paktën dy vjet dhe të gjithë janë të bindur se atëherë të gjithë kanë për të parë në fushë një Vllazni kampione. Sot për sot është një Vllaznia U-21 megjithatë besimi që po u jepet këtyre lojtarëve është shumë I rëndësishëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në foto: Dy nga të rinjtë e talentuar të Vllaznisë, Abaz Karakaçi dhe Amir Tafa

Foto: Gjon GJEKA