Duke parë renditjen dhe pikët, pritej një ndeshje e ekuilibruar, por nuk ndodhi aspak kështu. Flamurtari ka shkatërruar Luftëtarin 6-1 dhe pas ndeshjes në intervistën për “Super Sport”, trajneri i gjirokastritëve, Neritan Novi shfaqet më shumë se i zhgënjyer dhe shprehet se do kërkojë dorëheqjen.

”Janë ndeshur sot dy nga ekipet më me emër të Superiores, të Shqipërisë, por për fat të keq kanë rënë. Më vjen keq për humbjen e thellë që pësuam me vendin e fundit, por e them se me këtë humbje e meritojmë plotësisht vendin e fundit. Si trajner mbaj përgjegjësitë e mia dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time.

E kam thënë edhe herë të tjera që në grup kemi lojtarë të rinj pa eksperiencë që kanë të ardhme, por nuk e durojnë dot presionin. Kjo ndeshje më ka mërzitur shumë, nuk e duroj dot që javë pas jave të pësoj 5 apo 6 gola. Nga shtatori deri tani, kanë ikur nga Luftëtari 12 lojtarë, nuk është e lehtë për asnjë ekip. Kanë mbetur të rinj që kanë kontrata 2-3 vjeçare me Luftëtarin.

Pavarëisht humbjeve janë me perspektivë. 5-6 janë grumbulluar nga ekipi komëbtar. Më shumë më djeg humbja në Vlorë me ekipin e fundit, prisja që minimalja të merrnim barazim, humbaj 6-1 do mendohem, do i kërkoj presidneti dorëheqjen”, u shpreh Novi.

Ne kete menyre, ne ndeshjen e ardhshme kunder Vllaznise ne Gjirokaster, ne pankinen e Luftetarit mund te mos jete Novi. Megjithate drejtuesit kur kane mbetur edhe 5 jave nga fundi nuk mund te gjejne zgjidhje tjeter dhe ka gjasa qe ai te vazhdoje deri ne fund.