Kampionati i volejbollit eshte nderprere perfundimisht per shkak te situates se krijuar nga pandemia, por nderkohe ende nuk ka nje vendim perfundimtar nga Federata e Basketbollit.

Ekipet jane ne pritje, ndonese disa prej tyre, perfshi ketu edhe Vllaznine, jane shprehur kunder vazhdimit te tij, megjithate duhet pritur vendimi perfundimtar i Komitetit Drejtues te Federates Shqiptare te Basketbollit.

Ne pritje te tij, njeri nga anetaret e ketij Komiteti, ish- basketbollisti i Vllaznise e Studentit Ilir Taflaj ka bere nje propozim interesant me tre pika, ku njera prej tyre eshte ajo e krijimit te nje ekipi te dyte basketbolli ne Shkoder. Ja propozimet e tij:

1.Ka ardhe momenti qe kampionati Shqipetar i basketbollit te behet me nje grup te unifikuar.Ne momentin qe ka ekip qe i ka humbur te gjitha ndeshjet ne superlige, pse te mos i jepet mundesia dhe Elbasanit, Apollonise, Flamurtarit, Skenderbeut, Kamzes etj, ekipe me tradite dhe histori ne sportin Shqipetar, qe lojtaret e tyre te talentuar te rriten duke luajtur me ekipe me te forta?

2.Ndersa Shkodra duhet te shohin mundesine e krijimit te nje ekipi te dyte, ne menyre qe marrja e lojtareve te huaj me shumice, te mos te lejoje “emigrimin” ose “djegien” e talenteve te saje!

3.Ne kushtet e krizes, ku pritet qe financimet ne sport te bien nga 30% deri ne 50%,si dhe mungesa e minutave per lojtaret e rinj te talentuar do ishte me vend kthimi i rregullit te 18 vjecarit.