Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARELuhet java e 16-të në Kategorinë e Parë, Veleçiku para një prove...

Luhet java e 16-të në Kategorinë e Parë, Veleçiku para një prove të vështirë

Do të luhen duke filluar nga ora 13:30, 3 ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 16-të.

Në grupin A, përballje spektakolare pritet të jetë ajo mes Besëlidhjes dhe Dinamos. Kryeqytetasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të marrë përsëri vendin e parë, që mbahet nga Burreli, pas fitores ditën e djeshme.

Përballja tjetër është mes Vorës dhe Veleçikut, dy skuadra me objektiv mbijetesën, që do të kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Në grupin B, ndeshja e vetme është derbi mes Turbinës dhe Elbasanit. Të dyja skuadrat ndodhen në vështirësi të mëdha këtë sezon, dhe iu bën punë vetëm fitorja.

NDESHJET:

Grupi A

BESËLIDHJA-DINAMO 13:30

VORA-VELEÇIKU (Në Pezë) 13:30

Grupi B

ELBASANI-TURBINA (Në Berat) 13:30

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments