Inter-Roma është një nga ndeshjet më interesonte që rezervon kalendari i Serisë A në javën e dhjetë. Pas gjithë telenovelës që u zhvillua në verë me Romelu Lukakun, më në fund sulmuesi do të rikthehet në San Siro, por do ta bëjë këtë me një tjetër fanellë, atë verdhekuqe të Romës.

Tifozët zikaltër janë përgatitur për ta pritur me kontestime të shumta pasi ndjehen të tradhtuar nga belgu.

Nga ana tjetër, Lukaku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ritualet e tij dhe nëse shënon gol nuk do të ngrejë duart lart për të kërkuar falje. Përkundrazi do të përsërisë festimin e tij tashmë të kthyer në një traditë, gishtin para gojës si për të heshtur të gjithë kritikët.

Një gjest që mund të provokojë shumëkënd në San Siro, por që duket se 30-vjeçari nuk ka asnjë ndrojtje. Gjithsesi, për të mbërritur në këtë pikë duhet pritur e diela dhe mbi të gjitha, Lukaku duhet të gjejë rrugën e rrjetës.