Liga Profesioniste e Futbollit njofton se nesër në ambientet e “Air Albania Stadium” do të ketë një takim me anëtarët e saj, teksa me gjasë do diskutohet data për rinsijen e kampionatit dhe fundin e bojkotit.

Në njoftimin për mediet, Liga shprehet se pas mbledhjes do ketë një vendim që do komunikohet pas takimit. Duket se futbolli po sheh dritë në “fundin e tunelit”.

Njoftimi:

Liga Profesioniste e Futbollit do të zhvillojë një mbledhje me anëtarët e saj ditën e martë (29 shtator 2020) në ora 11:00.

Në përfundim të mbledhjes, që do të zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania”, do të ketë edhe një qëndrim zyrtar për mediat nga Liga Profesioniste e Futbollit.