HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTELuzi shumë i fortë për shkodranët. Mund 3-0 gjysmën e ekipit të...

Luzi shumë i fortë për shkodranët. Mund 3-0 gjysmën e ekipit të parë të Vllaznisë

Deri dje ne Shkoder mbase jane tallur me faktin qe ndeshja Vllaznia B- Luzi 2008, konsiderohej shume e rendesishme per ecurine e ketyre dy ekipeve dhe pretendimet e tyre per t’u ngjitur ne kategorine e pare.

Por ne fakt sot Luzi ka rezultuar shume me i forte sesa ekipi shkodran te cilin e ka mundur me rezultatin e paster 3-0 brenda ne “Reshit Rusi”.

Golat e Tavanit dhe te Mziut ne pjesen e pare, jane pasuar edhe nga nje i trete shenuar me 11-metersh nga Baholli ne minutat e fundit te ndeshjes dhe kesisoj miqte kane arritur nje fitore te paster ne kete ndeshje shume te rendesishme per ta.

Duhet thene se fitorja e Luzit merr edhe me shume rendesi sepse ne rradhet e Vllaznia B sot kane luajtur edhe disa futbolliste te ekipit te pare si Krymi, Gurishta, Bardulla, Pusi e Ruqi.

Me humbjen e sotme, Vllaznia B i jep perfundimisht lamtumiren pretendimeve te saj per t’u ngjitur nje kategori me lart sepse fitorja ndaj Luzit, do t’i jepte nje trepikesh me shume vlere por kjo nuk ndodhi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments