Tifozët shqiptarë kanë dhënë mendimin e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale se kë preferojnë në stolin e Kombëtares shqiptare dhe ai është Besnik Hasi, ish-kapiteni kuqezi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e ka humbur durimin pas disfatës 0-2 me Turqinë dhe ka reaguar menjëherë duke e shkarkuar Christian Panuccin gjatë ditës së sotme.

Christian Panucci u largua nga drejtimi i kombëtares së Shqipërisë pas një sërë rezultatesh negative dhe krijimit të një klime aspak të qetë në grup.

Shqipëria tani është në kërkim të një zëvendësuesi të Panuccit dhe në mesin e disa emrave që lidhen me stolin e Kombëtares shqiptare, më së shumti përmenden Besnik Hasi.

Megjithatë, këto janë thjesht opinione të shprehur nga tifozët, pasi ka edhe nga ata që duan rikthimin e De Biasit, i cili ka dhënë prova në krye të kuqezinjve.