Deri dje ne Shkoder mbase jane tallur me faktin qe ndeshja Vllaznia B- Luzi 2008, konsiderohej shume e rendesishme per ecurine e ketyre dy ekipeve dhe pretendimet e tyre per t’u ngjitur ne kategorine e pare.

Por ne fakt sot Luzi ka rezultuar shume me i forte sesa ekipi shkodran te cilin e ka mundur me rezultatin e paster 3-0 brenda ne “Reshit Rusi”.

Golat e Tavanit dhe te Mziut ne pjesen e pare, jane pasuar edhe nga nje i trete shenuar me 11-metersh nga Baholli ne minutat e fundit te ndeshjes dhe kesisoj miqte kane arritur nje fitore te paster ne kete ndeshje shume te rendesishme per ta.

Duhet thene se fitorja e Luzit merr edhe me shume rendesi sepse ne rradhet e Vllaznia B sot kane luajtur edhe disa futbolliste te ekipit te pare si Krymi, Gurishta, Bardulla, Pusi e Ruqi.

Me humbjen e sotme, Vllaznia B i jep perfundimisht lamtumiren pretendimeve te saj per t’u ngjitur nje kategori me lart sepse fitorja ndaj Luzit, do t’i jepte nje trepikesh me shume vlere por kjo nuk ndodhi.