Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMaignan dhe Milan drejt ndarjes, Juventusi tenton të përfitojë

Maignan dhe Milan drejt ndarjes, Juventusi tenton të përfitojë

Rrugët e Milanit dhe Mike Maignan mund të ndahen në fund të sezonit, pasi rinovimi i kontratës duket i vështirë.

Sipas raportimeve nga Italia, oferta e parë nga Milani nuk është pritur mirë nga lojtari dhe përfaqësuesit e tij. Kontrata e Maignan skadon në qershor dhe portieri nuk ka shfaqur gatishmëri për rinovim.

Milan pritet të rikthehet me ofertën prej 5 milionë eurosh në sezon, por përgjigjja pritet të jetë sërish negative. Situata ka tërhequr interesin e klubeve të Premier League, që kanë mundësi financiare dhe sportive për ta bindur portierin francez.

Interes ka treguar edhe Juventusi, që po vlerëson alternativat për shkak të pasigurisë me portierin aktual. Edhe pse fitoret dhe rikthimi në Champions mund të ndihmonin, gjasat që Maignan të ndryshojë mendje duken të ulëta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments