Njeri tek Interi, tjetri tek Juventusi. Ka edhe tek Empoli, Genoa, Bolonja, por ka edhe tek Fiorentina. E kemi fjalen per futbollistet me origjine nga Shkodra te cilet kane lindur e po rriten ne Itali, duke realizuar endrren e madhe te prinderve te tyre per te qene pjese e ketyre skuadrave qe i kishin pare me perpara vetem nga televizioni.

Sot jane bere tifoze me ta, edhe per shkak te femijeve te tyre qe po luajne me ekipet e moshave te ketyre klubeve te njohura. I rradhes per te cilin po shkruajme sot eshte Majkol Luka.

Ai eshte i datelindjes 23 mars 2009. Ka lindur ne Itali dhe eshte angazhuar shume heret me futbollin, qe ne moshen 4 vjeç e gjysem kur prinderit e rregjistrojne per here te pare me ekipet e moshave te Pratos.

Me kalimin e viteve fillon te spikase dhe si rrjedhoje, behet pjese e Akademise se Empolit me te cilen luan nje vit, per te kaluar me vone tek Fiorentina ku ndodhet prej 4 vitesh dhe do te vazhdoje te jete serish pjese e Akademise se saj, teksa ne sezonin e ri eshte rregjistruar me ekipin Fiorentina U14.

Majkol Luka luan ne rolin e sulmuesit dhe ajo qe bie ne sy eshte shtatelartesia e madhe. Ndonese eshte vetem 13 vjeç, ka nje gjatesi prej 1.88 metra, gje qe e ben ate te jete superior ndaj kundershtareve te tij ne fushe dhe jo vetem ne lojen ne ajer.

Futbollisti me origjine nga Shkodra, perpos shtatelartesise, dallohet edhe per nje teknike shume te mire dhe si rrjedhoje e ketyre veçorive, shenon shume gola duke u bere pike referimi per skuadren e tij. Ne sezonin e fundit Fiorentina edhe fale lojes dhe golave te Majkon, ka arritur te shkoje deri ne vendin e dyte dhe te shpallet nenkampion i Italise.

Kuptohet qe nisur edhe nga mosha, premisat jane qe ai te kete nje karriere te suksesshme, por eshte ende heret dhe i duhet te punoje shume per te vijuar ne kete rruge qe ka nisur. Majkol Luka ka lindur ne Itali, por ashtu si dhe familja e tij nuk kane hequr kurre dore nga Shqiperia dhe ka pasaporte shqiptare.

Çka do te thote se ne te ardhmen ai pret edhe nje ftese nga ekipet kombetare te moshave te Shqiperise per te qene pjese e tyre, madje vete Majkol ne nje prononcim te shkurter per “Shkodra Sport” shprehet se do te ishte shume i lumtur, nese do t’i jepej kjo mundesi per te veshur fanellen kuqezi.
Gjergj KOLA