Mançester Siti vazhdon të marshojë i pagabueshëm në kreun e renditjes së kampionatit anglez të futbollit. Skuadra e Pep Guardiolës ka regjistruar sot fitoren e 5-të në po aq ndeshje të luajtura, teksa ka mundur me përmbysje me shifrat 3-1 Uest Hemin në transfertë.

Vendasit shënuan në minutën e 36 me Uard-Prous dhe mbyllën pjesën e parë në avantazh. Por Siti përmbysi gjithçka që në startin e pjesës së dytë pasi barazoi shifrat me Doku dhe pastaj me Bernardo Silva e Haland siguroi fitoren e radhës në kampionat.

Ndërkohë bie në sy disfata e radhës e Mançester Junajtid që është mposhtur në shtëpi nga Brajtoni me shifrat 3-1. Skuadra e Ten Hag është në një moment të tmerrshëm dhe tashmë polemikat jashtë fushës, po ndikojnë dukshëm në paraqitjet brenda saj.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm sot ishte edhe fitorja 2-1 me përmbysje e Totenhemit ndaj Shefilld, me dy golat e Kulusevski dhe Riçarlison që erdhën vetëm në minutat shtesë të takimit.

REZULTATET

Aston Vila-Kristal Palas 3-1

Fullhem-Luton 1-0

Mançester Junajtid-Brajton 1-3

Totenhem-Shefilld 2-1

Uest Hem-Mançester Siti 1-3