Vllaznia e nis me fitore kampionatin kombëtar të volejbollit për meshkuj, duke mundur në Korçë ekipin e Skënderbeut me rezultatin 1-3. Kane që shkodranët ata që kanë dominuar setin e parë, set që e kanë mbyllur me rezultatin 18-25

Në të dytin korçarët e rrjetës janë munduar të hyjnë në lojën e tyre por në pikët e fundit Vllaznia ka bërë diferencën duke fituar e këtë set me rezultatin 20-25

Me dy sete të fituara shkodranët kanë menduar se gjërat shkonin thjeshtë e ne setin e tretë por kjo nuk ndodhi kështu e për meritë të volejbollisteve korçare të cilët kanë kthyer gjithçka në favor të tyre duke fituar setin e tretë 25-19

Edhe në setin e 4-te kanë qenë lojtarët e Arben Prifti ata që kanë dominuar lojën por gjërat janë zgjidhur me pikët e fundit, pikë që shkuan për Vllaznine, e cila setin e 4 me rezultatin 23-25 dhe krejt takimin 1-3

Nëse Vllaznia ka luajtur në këtë ndeshje të parë të sezonit me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion Skënderbeu duhet thënë se kishte në përbërje shumë lojtarë të rinj por që janë siguri për këtë sezon dhe kampionatet në vijim.
Tonin FRROKU