Lazio nuk dorëzohet për Marash Kumbullën. Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi e shikon mbrojtësin shqiptar si lojtarin ideal për repartin e mbrojtjes.

Drejtori Tare pasi nuk është bindur nga alternativat Coates e Lovren ka kthyer të gjithë vëmendjen nga Kumbulla.

Klubi kryeqytetas do të tentojë gjithçka për të arritur të mbrojtësi i talentuar shqiptar edhe pse konkurrenca nga Inter, Napoli, Arsenal apo edhe Lyon është e madhe.

Lazio e ka gjetur “çelsin” për të arritur te kjo marrëveshje dhe ai që do të sakrifikohet është Marusic.

Mbrojtësi nga Mali i Zi kërkohet me ngulm nga PSG-ja dhe klubi bardhekaltër pritet të përfitojë rreth 20 milionë euro. Të gjitha këto para do të përdoren për të arritur te Kumbulla e tashmë Tare ka nisur nga puna./newsport/