Mbrojtësi shkodran Marçelino Preka duket se është shumë pranë kalimit në futbollin italian. Ka kohë që përflitet një gjë e tillë megjithatë duket se tashmë ka ardhur momenti për t’u bërë realitet.

17 vjeçar që është pjesë e KF Shkodra ditët e fundit ka qenë në shtetin fqinj sërish dhe ka kryer kontrollet mjekësore por edhe testet fizike tek një akademi e njohur.

Ndonëse vetë lojtari apo dhe familjarët e tij nuk kanë dashur ta bëjnë publik emrin e kësaj akademie, por nga sa mësohet, bëhet fjalë për atë të Parmës.

Gjithçka rreth kësaj transferte duket se tashmë do të bëhet realitet dhe pritet thjesht çështja e zyrtarizimit. Preka luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është futbollist i kombëtares U17 të Shqipërisë dhe duket se tashmë do të hedhë hapin e rëndësishëm të karrierës së tij.
© shkodrasport.com