Kapiteni i Borussias së Dortmundit, Marco Reus, ka firmosur për 1 vit tjetër me klubin verdhezi. Debutimin me Dortmundin Reus e bëri në vitin 2012.

Në atë kohë Reus erdhi nga Borussia e Moenchegladbachut. Kushtet e kontratës së re ishin që Reus duhej të shkurtonte ndjeshëm pagën e tij për të rinovuar edhe një vit me klubin gjerman.

“Nuk do të zgjidhja asnjë ekip tjetër përveçse Dortmundin. Jam shumë i lumtur për zgjedhjen që kam bërë.”

Sulmuesi këtë sezon ka zhvilluar 48 ndeshje, duke shënuar 15 gola. Verdhezinjtë kryesojnë kampionatin gjerman me 1 pikë diferencë ndaj Bayernit.

Reus është një nga të paktët lojtarë që ka qëndruar kaq gjatë në një klub. Kujtojmë që gjermani ka pasur oferta nga Bayerni, si dhe nga Reali i Madridit.