Prezantuesja e njohur me origjine nga Shkodra- Marina Vjollca do te rikthehet serish te drejtoje nje emision sportiv. Pas 7 vitesh mungese, ne kete menyre ajo do t’i rikthehet serish sportit, teksa hera e fundit qe ka prezantuar per te ka qene ne emisionin “Procesi Sportiv” perkrah Manushit.

Sipas mediave, Marina Vjollca ne fillim te muajit qershor do te jete ne ekranin e TV Klan si moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian”.

Në 2017 ajo u largua nga “Procesi” pas 10 vitesh kontribut aty, për t’u bërë pjesë e “TV Klan”, fillimisht me emisionin “C’est la vie” e më pas me “Klanifornia”. Eksperienca e saj e fundit ishte si anëtare e jurisë tek “Dancing with the Stars”, por këtë herë do të provojë sërish sportin.

Kujtojme qe Marina gjithmone e ka shfaqur hapur simpatine e saj per ekipin e Vllaznise dhe padyshim qe kjo eshte diçka qe ajo e ka bere me shume deshire sepse duket shume e lidhur me keto ngjyra, por edhe me Shkodren.