Ndonese 17 vjeç, Mario Mitaj ka luajtur mbreme 90 minuta si titullar ne formacionin e AEK te Athines ne ndeshjen e Europa League ndaj anglezeve te Leiçester.

Madje jo vetem kaq, por paraqitja e tij ka qene shume e mire dhe ndonese nuk ka mundur te ndale humbjen 0-2 te skuadres se tij, eshte vleresuar nga mediat angleze si nje prej me te mireve te AEK.

Me noten me te larte nga ekipi grek eshte vleresuar futbollisti Andre Simoes qe eshte vleresuar me 6.4 ndersa menjehere pas tij eshte vleresuar djaloshi shqiptar Mitaj me 6.2, po aq sa edhe portieri Tsintosas dhe mesfushori Krstiçiç.

Padyshim qe ky eshte nje vleresim i shkelqyer per lojtarin me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe qe po luan me sukses ne Greqi dhe tashme edhe ne Kupat e Europes me AEK te Athines./SHKODRA-SPORT.COM/