Tek Vllaznia kjo jave e pushimit pa ndeshje zyrtare, po shfrytezohet per te rikuperuar edhe disa nga lojtaret e demtuar dhe si rrjedhoje syte jane hedhur nga infermieria. Ndoshta per Krymin ka pak shanse per te qene i pranishem ne sfiden e rradhes, por ndryshe eshte per mbrojtesin Juriç.
Kroati eshte ne fazen e terapise dhe gjerat deri tani po shkojne mire, teksa edhe ai sot ai ka qene ne klinike duke vazhduar fazen e rikuperimit nen kujdesin e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja.
Marko Juriç pesoi nje terheqje muskulare gjate javes se pare te kampionatit, pikerisht ne sfiden e pare ndaj Kukesit dhe si rrjedhoje mungoi ne te dyten ndaj Erzenit duke krijuar nje boshllek te madhe ne qender te mbrojtjes sepse aktivizimi i Cheshmedjiev nuk pati pritshmerine e duhur.
Shpresat jane te medha qe mbrojtesi shtatelarte te rikuperohet deri te merkuren e ardhshme dhe te jete ne fushe ndaj Partizanit, por gjithsesi te Vllaznia nuk duan te nguten. Trajneri Memelli e ka thene qarte se çdo lojtar qe demtohet do te kaloje gradualisht fazen e rikuperimit.
Megjithate per numrin 4 ndoshta eshte pak me shume domosdoshmeri prania e tij ne fushe dhe mbase do te digjet ndonje faze e rikthimit ne fushe, por deri tani asgje nuk eshte e vendosur./SHKODRA-SPORT.COM/