I vendosur per te dhene serish kontribut ne fushen e lojes, futbollisti shkodran Senad Lekaj ka vendosur edhe per skuadren e tij per sezonin e ardhshem. Sulmuesi anesor do te jete pjese e KF Murlanit serish, te pakten edhe per nje sezon tjeter.

Lajmin e ka bere te ditur per gazeten “Shkodra Sport” vete lojtari kur shprehet: “Kam firmosur te KF Murlani per sezonin e ri edhe pse kam patur nje oferte shume te mire nga menaxheri me i sukseshem shqiptar dhe aktualisht presiden i KF Trepça Mitrovice, z. Nexhmedin Haxhiu.

Objektivi i klubit Murlani eshte mesi i tabeles ne nje kampionat qe do jete shumm i forte kete vit. Une jam i vendosur per te dhene serish me te miren timen per kete skuader”.

Por jo vetem firma. Senad Lekaj ka marre ditet e fundit nje tjeter lajm te mire. Duke qene se eshte edhe pjestar i ekipit te minifutbollit te Vllaznise, madje nder elementet me te spikatur te tij, futbollisti shkodran ka marre nje ftese per te qene pjese e kombetares se minifutbollit serish.

I asaj kombetare qe ne muajin qershor mori pjese ne Kampionatin Boteror qe u zhvillua ne Gjermani. Dhe ftesa e rradhes per Lekajn, eshte pikerisht per ndeshjen miqesore ndaj Italise qe do te luhet me 16 shtator ne Tirane. Nje ftese qe natyrisht qe ka lumturuar pa mase ate…
Gjergj KOLA